Aeroporti i Prishtinës ka një njoftim të rëndësishëm për ata që udhëtojnë jashtë

Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës “Adem Jashari” ka dalë me një njoftim të rëndësishëm për ata që kanë ndërmebd të udhëtojnë jashtë.

Në pjesën më të madhe të vendeve anëtare të Bashkimit Evropian, duke përfshirë këtu edhe Zvicrën, statusi “i vaksinuar” është i vlefshëm 270 ditë pas marrjes së dozës së dytë.

Pas kësaj date kërkohet marrja e dozës përforcuese.

Njoftimi i plotë:

Ju njoftojmë se në pjesën më të madhe të vendeve anëtarë të Bashkimit Evropian, duke përfshirë këtu edhe Zvicrën, statusi “i vaksinuar” është i vlefshëm për 270 ditë pas marrjes së dozës së dytë. Pas kësaj date kërkohet marrja e dozës përforcuese.

Kjo informatë kryesisht vlen vetëm për personat jo-rezident në EU/Schengen dhe për ata që udhëtojnë për vizita afatshkurta.