Zëdhënësja në Aeroportin e Prishtinës, Valentina Gara tha për KosovaPress se këtë vit është rritur për rreth 20 për qind qarkullimi i numrit të udhëtarëve.

Vendet më të frekuentuara janë Zvicra, Gjermania, Turqia dhe Austria, të cilat pasohen nga disa shtete të tjera.

Ndër të tjera, Gara potencon se pas fluksit të madh të udhëtareve pas liberalizmit të vizave, Aeroporti i Prishtinës ka rritur kapacitetet e tij sa i përket infrastrukturës dhe burimeve njerëzore.

Ndërkaq, bashkatdhetarët thonë se u mungon vendlindja dhe se shprehin dëshirën për t’u kthyer në Kosovë.