Aeroporti i Prishtinës, vetëm në korrik pati rreth 400 mijë udhëtarë

Muaji korrik i këtij viti shënoi një numër të ri rekord të udhëtarëve dhe fluturimeve, duke tejkaluar shifren krahasuar me muajin e njëjtë të vitit të kaluar për 9, përkatësisht për mbi 2 për qind.

Nga janari i këtij viti e deri më sot përmes Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës ‘Adem Jashari’ kanë kaluar pothuajse 2 milionë udhëtarë, ndërsa vetëm në muajin korrik përmes këtij aeroporti kanë kaluar 400.000 udhëtarë duke shënuar një rritje të përgjithme në numër të udhëtarëve prej rreth 14% dhe në numër të fluturimeve rreth 6%.

Zvicra dhe Gjermania akoma mbeten destinacionet me më së shumti udhëtarë dhe fluturime që pasohen nga Turqia, Austria etj.