Afati kushtetues, sot vazhdojnë përpjekjet për konstituimin e Kuvendit

Deputetët e Kuvendit të Kosovës do të mblidhen sot për vazhdimin e seancës konstituive të Kuvendit. Kjo pas aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese që i obligon deputetët ta konsitutojnë Kuvendin brenda 30 ditësh.

Seanca është thirrur për në ora 11:00.

Siç u bë e ditur në njoftim, në rend të ditës janë dy pika – zgjedhja e kryeparlamentarit dhe nënkryetarëve të Kuvendit.