“Afera e grurit”, vjen reagimi i parë nga LDK: Qeveria e shpresës bën keqpërdorim me bukën e popullit
Kryetarja e Forumit të Gruas në Lidhjen Demokratike të Kosovës, Jehona Lushaku Sadriu, ka reaguar pas publikimit të përgjimeve që shpërfaqin keqpërdorimet me rezervat shtetërore të grurit në Ministrinë e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, raporton Gazeta Sinjali.
Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Lushaku Sadriu ka thënë se “Qeveria e shpresës dhe ndryshimit” ka bërë keqpërdorime me bukën e popullit.
“6 milion euro!
Rezerva të shtetit!
Për grurë!
Të blerë nga kompani turistike!
9 ton grurë mungesë! Hejjjj!
Qeveria e shpresës, e ndryshimit!
Me bukën e popullit bën keqpërdorim!
Me hajna nuk ka shtet!”, shkroi ajo.

