Afërdita Dreshaj bëhet nënë, lind djalë
Afërdita Dreshaj, këngëtarja dhe modelja e njohur shqiptare, është bërë nënë për herë të parë, duke sjellë në jetë një djalë.
Këtë e bëri të ditur vet ajo duke postuar një fotografi në rrjetet sociale.
“Nuk mund ta përshkruajmë këtë dashuri”, ka shkruar ajo sipër fotos, ku shihet ajo dhe Jakub duke e puthur fëmijën e tyre.
Ndryshe, deri në prag të lindjes, Afërdita Dreshaj asnjëherë nuk i ka ndalur ushtrimet në palestër.


 
 
						 
						