Afganët e parë largohen sot nga Kosova

Sot pritet të largohen 117 shtetas afganë nga Kosova, disa javë pasi u strehuan në këtë shtet. Lajmi raportohet nga Radio Evropa e Lirë që citon burime brenda Ministrisë së Brendshme.

Destinacioni i këtij grupi të parë që do të largohet, pritet të jetë Britania e Madhe.

Deri më tani, ata ishin strehuar në kmapin Bechtel-Enka në Ferizaj.

Sipas raportimeve, afganët kanë qenë bashkëpunëtorë të forcave të NATO-s që shërbyen në Afghanistan.

Evakuimi i tyre u bë pasi nuk ishin më të sigurtë në shtetin e tyre, që kontrollohet nga talebanët.

Kosova ka pranuar të strehojë përkohësisht rreth 2 mijë refugjatë afganë, të cilëve u është dhënë leja e qëndrimit deri në një vit.

Ndryshe nga Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut, afganët në Kosovë nuk lejohet të dalin nga kampet dhe mbahen nën masa të rrepta sigurie.