Afganët në Shqipëri po shijojnë lirinë e humbur në shtetin e tyre
Rreth 460 afganë tashmë ndodhen në Shqipëri, ku janë strehuar e sistemuar nga autoritetet në Durrës dhe disa godina të Qytetit Studenti.
Në foton e A2CNN shihet se si këta qytetarë të larguar nga dhuna e talebanëve në vendin e tyre, po e kalojnë kohën në Shqipëri.
Tashmë të shtënat dhe shpërthimet janë larg tyre dhe qytetarët afganë përpiqen të kalojnë orët në vendet e caktuara nga autoritetet.
Zona ku janë vendosur ata, është një vend i lakmuar edhe nga tursitët e lere më nga refugjatët.
Shqipëria dhe Kosova, ku sonte arritën 111 refugjatët e parë nga Afganistani, u treguan bashkëpunuese me aleatin e tyre strategjik, Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

