Agim Ademi (FFK) ndalohet në mbahtje për 48 orë

Agim Ademi, kryetar i FFK-së, është ndaluar në mbajtje për 48 orë nën dyshimin për keqpërdorim të besimit dhe shmangie nga tatimi.

Njoftimi i Prokurorisë:

Prokuroria Themelore në Prishtinë, njofton opinionin publik se pas ndërmarrjes se veprimeve paraprake hetimore, Prokurori i Shtetit ka lëshuar aktvendim mbi ndalimin e Kryetarit të Federatës së Futbollit të Kosovës, për shkak të dyshimit të kryerjes së veprave penale “Keqpërdorimi i besimit”, nga neni 330 dhe “Shmangie nga tatimi”, nga neni 307 të KPRK-së.

I njëjti me urdhër të Prokurorit të Shtetit është dërguar në mbajtje në kohëzgjatje prej 48 orësh, derisa në koordinim me Policinë janë duke u ndërmarrë veprime hetimore lidhur me këtë çështje penale, thuhet në njoftim.