Agron Didën e bëjnë qentë për spital
Agron Dida ka shpëtuar me kaq falë bashkëshortes së tij, e cila kërkoi ndihmë nga fqinjtë kur e pa se vetëm nuk mund të bënte asgjë, përndryshe mund të pësonte shumë keq.
‘Para ca ditësh, 200 metra nga shtëpia jonë në Bërnicë të Epërme, në rrugën që çon në Siqevë, Kimeten dhe mua na sulmuan dy qenë endacakë, befasisht, pa asnjë ngacmim nga ana jonë. Kur më rrëzuan për toke për herë të parë, u ngrita dhe vazhdova të sillja me këmbë për t`u mbrojtur, por pastaj më rrëzuan edhe një herë, me që rast lëndova rëndë gishtin e madh të dorës së majtë, gjurin e këmbës së djathtë, bishtin e kurrizit, nyjet e të dy duarve.
Në ndërkohë, Kimetja kërkoi ndihmë prej fqinjëve tanë që menjëherë dolën dhe më shpëtuan.
Operacioni i gishtit zgjati rreth 50 minuta dhe dua ta falënderoj përzemërsisht Dr. Arban Demin me kolegët e tij për operacionin e suksesshëm që e bënë në Emergjencën e QKUK.
Unë jam një adhurues i natyrës dhe qentë për mua janë miqtë më të vjetër e më të respektuar të njeriut. Mirëpo, menaxhimi i planifikuar mirë dhe i zbatuar me kujdes të duhur, i problemit të habitatit të qenëve endacak, jo vetëm në Komunën e Prishtinës, por edhe në shumë komuna tjera të Kosovës, mbetet vetëm një ëndër për t`u dëshiruar.
Andaj, ju këshilloj zyrtarëve përgjegjës të Komunës, që të angazhojnë konsulentë profesional, qoftë edhe nga jashtë Kosovës, sepse po shihet qartë se ata nuk janë në gjendje të përballohen me këtë problem.
Edhe Kimetja ka pasë një aksident edhe më të rëndë para ca kohësh dhe shërimi i saj pas operacionit ka zgjatur gati një vjet!
Të shpresojmë se është aksident i fundit’, ka thënë Disa.

