Agush Haziri, një patriot pa varr prej 74 vitesh
Myrvete Haziri-Bucolli
Agush Haziri nga fshati Bresalc i Gjilanit, qysh në fëmijëri kishte shprehur ndjenja atdhedashëse.
Synimi i tij kishte qenë mbrojtja e atdheut nga forcat okupuese sllave.
Kishte qenë i dënuar me vdekje-pushkatim, por një ditë, para se të kryhej akti, ai, falë shkatësisë se tij kishte arritur të arratisej nga burgu.
Ditë të tëra motra dhe gruaja mezi ia kishin larguar prangat nga trupi.
Gjatë luftës së dytë botërore, bashkë me dy vëllezërit Ibush dhe Latif Hazirin si dhe me disa bashkëfshatarë u rreshtuan në forcat demokratike.
Ishte bashkepunetor i Mulla Idrizit, Hasan Alisë, Mustafë Kokajt.
U prangos disa herë, por nuk u gjunjezua asnjëherë. Gjithmonë ishte i vendosur për vendin e tij dhe kontributin përherë e dha për vendin e vet.
Sa herë ishte arratisur ishte vënë në kërkim çdo herë nga UDB-ja dhe bashkepunetorët e tyre.
Pas disa muajsh qendrimi nëpër malet e vendit në mes të datave 9-10 tetor te vitit 1951 bien ne kurth diku në luginën e lumit Bistrica dhe aty vriten: Agush Haziri me bashkeshorten Qibrije Alidemi-Haziri, Hasan Alia, mesuesi Mustafè Kokaj me bashkeshorten Rabijen.
Pasi i pushkatuan, trupat e tyre i ekspozuan në tregun e Prizrenit, Vitisë dhe në qendrën e qytetit të Gjilanit për 3 ditë radhazi për të mbjellë frikë te qytetarët e tjerë.
Prej asaj dite më askush nuk e ka kuptuar vendin e varreve të tyre.
Ata i vranë në pabesi dhe kufomat ua humbën por historinë nuk mundën ta zhbëjnë sepse ajo flet për ta.
Ne si familje ndihemi krenarë me xhaxhain tonë dhe lavdi e përjetshme për ta!
…………
Hije pa trashègim
(Agush Hazirit)
Nè Gjilanin e djegur nga zjarri i luftès,
ku gjaku derdhej nè tokè pa faj…
nè masakrèn e tmerrshme nè qendèr tè qytetit u ekspozua trupi i tij nga barbari sllav.
Krahè pèr krahë me gruan
e shkruajtèn historinè me gjak e lot…
nè vend tè trashègimtarève lan kujtim
ku historia pèr ta flet edhe sot!
As zè nuk mbeti nga hija e tyre…
veq fjala e heshtur qè e rrèmbeu era
e varret pa emèr,thèrrasin çdo natè,
ne s’jemi harruar,s’jemi as tè ngratè!?
Ti axha ynè, o birè i kujtesès
jo pèr tokè, por pèr liri e nder,
more edhe gruan me sytè plot mall
Atje u bè nènè e dhimbjes nè humnerè!
E sot edhe pse nuk latè pasardhès
keni njè popull qè pèr ju qan…
se gjaku i juaj nuk èshtè humbur kot
secili nga ne nè zemèr ju mbanè.
Nè atē vit tè mallkuar, nè njè natè pa dritè
ku errèsira fliste me pushkè e me britmè…
ranè tè heshtur, tè fortè për liri…
pèr gjakun shqipètarè, pèr vendin e tij!
Nuk lanè fèmijè, por lan histori
tè gdhendur nè ndèrgjegjjen tonè dhe nè gurè
Agushi dhe Qibrija dy hije tè shenjta
udhètarè tè çdo agimi e qè s’harrohen kurr!
Nè pranga ra, por jo nè gjunjē
Agush Haziri njè burrè i tokës,
me shpirt e nder, me plagè e zjarrè
ku jetèn ia fali nènèlokès!
07.07.2025
Gjilan
