Ah bre Lind, shoku jem…
Vdekja e papritur e muzicientit Arlind Ibrahimi (Lindi) nga Gjilani, pos familjes, ka prekur edhe zemrat e shumë artistëve kosovare, shokëve dhe miqve të tij.
Një dedikim të ndjeshëm për Lindin e ka bërë edhe kolegia e tij, Diana Toska. ‘Nuk po muj me besu që ike kaq shpejt’ – ka shkruar ajo
‘Ah bre Lind shoku jem, na copetove zemrat! Nuk po muj me besu qe ike kaq shpejt. Ke pas hala shume me i dhon muzikes, ke pas shume dashni per kete jete. Ah bre Lind, pushoft shpirti yt ne paqe e kur t’shihemi ne boten tjeter du me t’perqaf shume e me t’falenderu per krejt momentet e kujtimet e mira qe na le…
Ngushellime familjes Ibrahimi!’ /Mediafokus.info/

