“Ah bre vllavi jem, shpirtin ma këpute”  

Vdekja e 18-vjeçarit nga Gjilani, Ali Zymberi, në aksident trafiku, ka shkaktuar dhimbje të madhe te familjarët, por edhe te rrethi i tij, shkruan Mediafokus.info.

Një dedikim prekës për vëllain e vetëm e ka bërë motra e tij, Dafina Zymberi.

https://mediafokus.infoky-eshte-18-vjecari-nga-gjilani-qe-humbi-jeten-ne-aksident-trafiku/

“Ah bre vllavi jem, shpyrtin ma ke kput. Pusho i qete nlula t’Xhenetit”, ka shkruar ajo, e cila ka marrë shumë mesazhe ngushëllimi.

Policia e ka konfirmuar vdekjen e 18-vjeçarit, ndërkohë që lëndime kanë pësuar edhe dy persona tjerë, një 27 e 24-vjeçar, të cilët janë djem të axhës së të ndjerit.

Mësohet se varrimi i të ndjerit do të bëhet nesër, në varrezat e fshatit Burincë të Gjilanit.

https://mediafokus.infoaksident-tragjik-vdes-18-vjecari-ne-magjistralen-ferizaj-gjilan/