‘Ah mor babë që na shkove shpejt…’
Në Glasgow të Skocisë ka ndërruar jetë Sebahedin Sherifi, pjesëtar i familjes së njohur nga Gjilani, Mulla Sherifi. Ai ishte bashkëshorti i gazetarës së njohur, Remzije Zeka Sherifi.
Seba ishte i njohur me elegancë, pedantëri dhe mbi të gjitha si qytetar i civilizuar e zemërgjerë e veçmas si sportist i njohur dhe me famë në fushën e hendbollit.
Djali Artan Sherifi e ka kujtuar kështu babanë e tij:
“Ah more babe qe na shkove shpejt… Nuk te patem veç babë, po te patem shok, mixhë, dajë, trajner, koleg…Na u gjinde per gjithçka…
Po i këqyri fotot, per plot vite. Po si ne foto, edhe ne realitet te ka qesh shpirti.
Na rrite si jo ma mire, e ne krah i rrite edhe nipat e mbesat…
La shumë memorie te mira ne familje, shoqni, kolegë e te gjithkush qe e takove. Nje shembull qe po na mburr shume qe te kemi pas afer çdo dite.
E jetove jeten qysh nje individ ish desh me jetu.
Do t’i kujtojmë perherë ato sakrifica qe i bane per ne e per njerëzit tjerë.
Sa te jemi gjallë kemi me te kujtu per ato parime e keshilla me plot kuptim…”/mediafokus.info

