Ai ishte në gjumë kur një shkëmb u rrokullis dhe i zuri këmbët
Pamjet që shihni më poshtë janë nga operacioni i policisë, zjarrfikësve dhe urgjencës, duke punuar për nxjerrjen e të riut në Përmet, të cilit masivi shkëmbor i zuri këmbët teksa ishte në gjumë, raporton panorama.al
Ngjarja ndodhi sot në Përmet, ku një masiv shkëmbor u shkëput nga mali, u rrokullis dhe ra mbi banesën e Thoma Vangjeli.
Nga shëmbi mori lëndime vetëm djali i Thoma Vangjelit, Dhimitri, i cili tani ndodhet në spital, ku po merr ndihmë mjekësore.


