Ai nuk ishte thjesht një doktor – ishte një engjëll në tokë, një shpëtimtar që solli dritë aty ku kishte vetëm errësirë

Zaki Asllani nga Gjilani ka bërë një dedikim për mjekun Agim Karaj, i cili u nda nga jeta, duke ia atribuuar të gjitha meritat në betejën e saj kundër kancerit.

“Me zemër të thyer mësova lajmin e ndarjes nga jeta të Prof. Dr’Agim Karaj, njeriut që ndryshoi fatin tim dhe të shumë të tjerëve.

Ai nuk ishte thjesht një doktor – ishte një engjëll në tokë, një shpëtimtar që solli dritë aty ku kishte vetëm errësirë.

Ishte viti 2016 kur jeta ime ndryshoi. Dignoza e kancerit të gjirit ishte një moment i tmerrshëm, një pikë ku gjithçka dukej e humbur.

Por aty u shfaq ai, me përkushtimin, profesionalizmin dhe zemrën e tij të madhe.

Me duart e tij shëruese dhe fjalët e tij të mbushura me shpresë, më dha forcën të besoj dhe të luftoj.

Ai nuk më shëroi vetëm trupin, por më riktheu jetën dhe besimin se mund të ecja përpara.

Çdo herë që shikoja buzëqeshjen e tij dhe ndjeja përkushtimin në çdo hap të trajtimit, e dija se isha në duar të sigurta.

Ai nuk ishte thjesht një doktor për mua – ishte një dritë shprese, një frymëzim dhe një mbrojtës i jetës.

Lajmi i largimit të tij më copëtoi shpirtin, por kujtimi për të do të jetojë përherë në zemrën time dhe të gjithë atyre që i fali shpresë dhe jetë.

Doktor, ju ishit një bekim për këtë botë, dhe boshllëku që keni lënë pas nuk ka për t’u mbushur kurrë.

Ngushëllimet më të sinqerta familjes dhe të gjithë atyre që patën fatin të njihnin shpirtin tuaj të madh.

Faleminderit që ishit drita në ditët e mia më të errëta. Paç paqen e përjetshme në dritën e Zotit!

Me lot në sy dhe mirënjohje të përjetshme,
Zaki Asllani”.