Ai po vjen, Gjilanin do ta nxjerrim nga gropa e zezë politike e financiare

LDK në Gjilan ka përfunduar takimet mobilizuese, planin mujor, programin dhe angazhimet tjera përgaditore.

Lutfi Haziri, kryetar i Degës, ka thënë se gjatë kësaj kohe, zhvilluam mbi 400 takime me qytetarët e Gjilanit, mërgimtarët, grupet e interesit, shoqatat joqeveritare e organizatat sindikale.

Arbëri, bashkë me listën e LDK-së, të cilët janë njerëz me integritet të lartë e profesionistë të dëshmuar, janë besë e shpresë për Gjilanin.

Qeveria Kurti e përjashtoi komunën tonë nga kujdesi në investime, ndërkaq bedeli i tij e solli Gjilanin në gropë politike e financiare.

Ky mandat i humbur, katër vite koti, do të mbahen mend veç me adresimin ‘o bir’ dhe ‘Komuna e Kunatave e Balldëskave’

Tashmë gjithçka është e kristaltë, dështimet kapitale nuk mund të mbulohen me manipulime. Gjilanasit nuk e durojnë këtë degradim.

Populli është me ne sepse ne e duam Gjilanin më shumë se LDK-në.

Dashni për Gjilanin, kryeqendrën e Anamoravës vendin e kolosëve e kryengritësve më të mëdhenj për lirinë e shqiptarëve, ka thënë Haziri.

Tubimi i hapjes së fushatës mbaht më 13 shtator, në Prishtinë dhe më 15 shtator në Gjilan.