Aida Dërguti: Lajm i mirë qenka rritja e pagës së Albin Kurtit
Ish deputetja e Kuvendit të Kosovës e që ka qenë bashkëpunëtore dikur me Albin Kurtin në Lëvizjen Vetëvendosje, Aida Dërgurti ka ironizuar me kryeministrin e Kosovës sa i përket rrijtes së pagës për shefin e ekzekutivit bazuar në draft ligjin e ri të pagave.
Sipas saj partia në pushtet ( dikur në opozitë Vetëvendosje) kishte premtuar se pagat më të larta në institucionet publike nuk guxojnë të tejkalojnë trefishin e pagës mesatare.
Sipas Dërgutit kjo nënkupton që me automatizëm paga mesatare do të jetë 760 €.
Statuti i plotë:
Lajm i mirë qenka rritja e pagës së kryeministrit.
Partia në pushtet e ka patur premtim se pagat më të larta në institucione publike, nuk guxojnë të tejkalojnë trefishin e pagës mesatare.
Kjo nënkupton që me automatizëm paga mesatare do të jetë 760 €.
Hurime popull hurime👏
#meparullanukkashtet
#demagogjiakaemër

