Akil Gjakova ndalohet në Morinë, dërgohet në mbajtje prej 48 orësh
Xhudisti pejan Akil Gjakova është dërguar në mbajtje nga Policia e Pejës, pas urdhër-arrestit të lëshuar nga Prokuroria disa ditë më parë.
Akil Gjakova është denoncuar nga bashkëshortja e tij para disa ditësh për ‘dhunë në familje’.
Pas këtij urdhri erdhi edhe reagimi i Federatës së Xhudos, e cila deklaroi se janë të bindur në pafajësinë e Akilit dhe se ai do të dorëzohet tek organet posa të arrijë në Kosovë.
Një gjë e tillë edhe ka ndodhur, pasi zëdhënësi i Prokurorisë themelore në Pejë, Shkodran Nikçi, ka konfirmuar për Telegrafin, ndalimin e xhudistit.

