AKR-në në Kamenicë e braktis një anëtar i kryesisë
Ndryshimi i qeverisjes në Kosovë, ka nxitur lëvizje edhe në skenën politike.
Në Kamenicë, një anëtar i kryesisë së AKR-së ka braktisur këtë subjekt dhe i është bashkuar LVV-së.
Juristi Arsim Kqiku nga fshati Hodonc nga sot ka vendosur t`i bashkohet në rrugëtimin e saj Lëvizjes Vetëvendosje, njofton kamenicapress.com.
“Viti 2020 do të jetë vit i zgjerimit dhe ristrukturimit të pikave dhe Qendres tonë, prandaj do të jemi të hapur që të vazhdojmë t’i ofrojmë bashkëpunim kuadrove më të mirë dhe që kanë gatishmëri të jenë aktivë për të mirën e komunës dhe qytetarëve në Dardanë”, thotë kreu i VV në Kamenicë, Bajram Mavriqi./Mediafokus