Ngjarja ndodhi rreth orës 05:40, në rrugën “Azem Hajdari”, Bathore, Kamëz, raportojnë mediat në Shqipëri.

Policia e Tiranës tha se shtetasi E. M., 23 vjeç, duke drejtuar automjetin, ka aksidentuar shtetasen N. Z., rreth 35 vjeçe.

Gruaja e re, si pasojë e aksidentit ka ndërruar jetë në vendngjarje.

Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Polici për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale.