Aksident frontal në Gjilan, dyshohet për të lënduar
Një aksident ballë për ballë ka ndodhur pasditën e sotme në Gjilan mes dy veturave, raporton Mediafokus.info.
Portali ka siguruar pamje nga vendi i ngjarjes dhe sipas dëshmitarëve, aksidenti ka ndodhur në rrugën “Halim Orana”, në lagjen Dardania.
Sipas lexuesit të portalit, nga aksidenti ka edhe të lënduar, të cilët janë transportuar me autoambulancë në spital, ndërkaq policia ka dal në vend të ngjarjes, por akoma nuk ka raportuar zyrtarisht për rastin./Mediafokus.info/

