Aksident frontal në Kishnicë, dyshohet për të lënduar

Një aksident i rëndë ka ndodhur para pak çastesh në rrugën Prishtinë-Gjilan, në Kishnicë.

Bashkëpunëtori i Mediafokus ka dërguar foto nga vendi i ngjarjes, ku siç shihet ka dalë edhe policia.

Aksidenti ka qene frontal dhe pos dëmeve materiale, dyshohet edhe për të lënduar./Mediafokus.info