Aksident i rëndë gjatë natës, tre të vdekur
Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme, ku si pasojë tre persona kanë humbur jetën dhe një tjetër është plagosur.
Aksidenti i rëndë ka ndodhur gjatë orës policore, ku për shkak të masave antiCovid nuk lejohet qarkullimi i automjeteve.
Ndërkohë vijon puna nga grupi hetimor dhe sherbimet e Policisë për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Sipas News24, viktimat e aksidentit në Kodër Kashar të Tiranës, janë vëllezërit Ismail Sula, 40 vjeç dhe Lulëzim Sula, 47 vjec banues në Kashar dhe personi i tretë është Dashamir Dema, 39 vjeç, i cili ishte i afërm i vëllezërve Sula.
Dy vellezërit raportohet se vdiqën në vend, ndërsa 39-vjecari Dema ndërroi jetën në spital.
Ndërkohë, drejtuesi i mjetit, Zija Murati, ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. 27-vjeçari i është nënshtruar dhe analizave të gjakut për të parë nëse ka konsumuar alkool.
Kujtojmë që aksidenti ndodhi rreth orës 23:30, kur për shkak të masave antioCovid nuk lejohet qarkullimi i mjeteve. (foto arkiv)

