Aksident i rëndë, humb jetën një 19-vjeçar

Një aksident i rëndë ka ndodhur në rrugën Lezhë-Shëngjin, në afërsi të Knallës. Panorama.al raporton se një automjet ka dalë nga rruga.

Sipas informacioneve paraprake, si pasojë e aksidentit ka humbur jetën 19-vjeçari Armando Pacani.

“19 vjeçari, duke drejtuar automjetin e tij, ka humbur kontrollin duke rënë në kanalin anësor të rrugës, ku për pasojë ka humbur jetën”, tha policia.

Ndërsa policia dhe ambulanca janë nisur drejt vendngjarjes.

Shëngjin / Informacion paraprak

Rreth orës 12:25, në Shëngjin, në vendin e quajtur ” Knalla”, shtetasi A.P. 19 vjeç, duke drejtuar automjetin e tij, ka humbur kontrollin duke rënë në kanalin anësor të rrugës, ku për pasojë ka humbur jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje ku po kryen veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.