Aksident i rëndë, lëndohen gjashtë persona

Një aksident i rëndë ka ndodhur të shtunën në të cilin janë përfshirë tri vetura, raporton gazeta online Mediafokus.info.

Nga ky aksident që ka ndodhur në Hajvali, janë lënduar gjashtë persona.

“Rr. Pallati i Drejtësisë, Hajvali. (NN)05.12.2020-06:55 .  Është raportuar për një aksident trafiku në mes të tri automjeteve civile me ngasës meshkuj kosovarë. Përveç dëmeve materiale lëndime trupore kanë pësuar  gjashtë persona të cilët janë dërguar në QKUK për trajtim mjekësor. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raporton e policisë./Mediafokus.info/