Aksident i rëndë në aksin Fushë-Krujë-Milot, 3 të plagosur rëndë

Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin Fushë-Krujë-Milot, në afërsi të fshatit  Derven, raportojnë mediat shqiptare.

Një Fuoristradë “Benz” është përplasur me një furgon mallrash, ku si pasojë kanë mbetur të plagosur rëndë tre persona, të cilët janë transportuar drejt spitalit të Traumës në Tiranë.

Shkak i aksidentit dyshohet të ketë qenë shpejtësia e lartë dhe një parakalim i gabuar.