Aksident i rëndë në autostradën Tiranë-Durrës, dyshohet për dy viktima

Një aksident tragjik raportohet të ketë ndodhur mbrëmjen e sotme në autostradën Tiranë-Durrës.

Ka dyshime se nga përplasja e një makine ka humbur jetën shoferi me iniciale K.Q 25-vjeç me nga Tirana dhe pasagjeri me iniciale F.R 24-vjeç nga Tepelena.

Bëhet e ditur se policia dhe auto-ambulanca kanë shkuar në vendngjarje një orë me vonesë dhe se policia ka bllokuar çdo filmim të qytetarëve rreth këtij aksidenti, transmetojne mediat shqiptare.