Aksident i rëndë në Dobërçan, raportohet për të lënduar

Një aksident i rëndë komunikacioni ka ndodhur në fshatin Dobërçan të Gjilanit.

Raportohet se si pasojë e këtij aksidenti ka edhe persona të lënduar.

Në vendin e ngjarjes kanë arritur policia dhe ambulanca, të cilët janë duke u ofruar ndihmën e nevojshme të lënduarve.

Aksidenti dyshohet se ka ndodhur mes një kamioni dhe një veture, ndërsa shkaqet nuk dihen ende.