Aksident i rëndë në Kamenicë, vdes një polic – një u lëndua rëndë

Në një aksident trafiku në fshatin Rogoqicë të Kamenicës ka vdekur një zyrtar i Policisë së Kosovës, ndërsa një tjetër polic ka pësuar lëndime të rënda trupore.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjilanit, togeri Ismet Hashani.

“Ju informojmë se sot më datë 26.06.2023, në rreth orës 12:20  ka ndodhur një aksident trafiku te vendi i quajtur ,, Te Tyrbja” në fshatin Rogoqicë, komuna e Kamenicës, në mes të mjetit motorik katërrotësh të Policisë së Kosovës  dhe një veture civile”, tha ai.

Një zyrtar i PK-së ka vdekur si pasojë e lëndimeve, ndërsa një tjetër ka pësuar lëndime të rënda dhe po trajtohet në Spitalin e Gjilanit.