Aksident i rëndë në Podujevë: Një i vdekur e një i lënduar rëndë

Një person ka vdekur dhe një tjetër është lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur sonte në fshatin Llapashticë të Podujevës.

Këtë e ka konfirmuar shefi i Emergjencës në Podujevë, Arben Beqiri.

“Po, janë një i vdekur dhe një i lënduar rëndë”, tha ai për Klanin.