Aksident i rëndë në Prishtinë, pesë të lënduar

Para pak çastesh janë përplasur dy automjete në vendin e njohur “Santea” në Prishtinë.

Pesë persona janë të lënduar në aksidentin që ka ndodhur në rrugën “Bill Klintoni”, ka konfirmuar policia.

“Sot rreth orës 1:30 në rrugën ‘Bill Klintoni’ në Prishtinë, ka ndodhur një aksident komunikacioni me lëndime trupore, ku janë të përfshira dy automjete”, tha Ahmeti.

Personave të lënduar, Ahmeti thotë se ju është ofruar ndihma mjekësore.