Aksident i rëndë në rrugën Gjilan-Preshevë, dyshohet për të lënduar
Një aksident i rëndë frontal mes dy veturave ka ndodhur para pak minutash në rrugën Gjiilan-Preshevë, përkatësisht në lagjen “Arbëria”, raporton Mediafokus.info.
Policia ka arritur në vendin e ngjarjes, ndërkohë sipas dëshmitarëve ka pasur të lënduar, të cilët janë dërguar për trajtim në emergjencë.
Ndërkohë, sipas banorëve, në këtë pjesë të lagjes kanë ndodhur dhjetëra aksidente si pasojë e mospërshtatjes së shpejtësisë.
Ata tashmë kanë bërë kërkesë në Komunën e Gjilanit, përkatësisht në Drejtorinë për Shërbime Publike, për vendosjen e një pengese, pasi sipas tyre, ndihen të pasigurt si pasojë e mospërshatjes së shpejtësisë nga ngasësit.
Mediafokus.info do t’ju mbajë të informuar me rastin.

