Aksident i rëndë në rrugën Gjilan-Prishtinë

Një aksident i rëndë komunikacioni ka ndodhur në orët e pasditës në rrugën regjionale Gjilan-Prishtinë.

Bashkëpunëtori i Mediafokus.info ka dërguar foto nga vendi i ngjarjes, ku siç shihet një veturë është rrokullisur përmbys, derisa vetura tjetër ka përfunduar jashtë rrugës.

Aksidenti i rëndë ka ndodhur në fshatin Parallovë dhe sipas dëshmitarëve nga vendi i ngjarjes, dy persona janë lënduar.

Mediafokus do t’ju mbajë të informuar me rastin./Mediafokus.info