Aksident i rëndë në rrugën “Idriz Seferi” në Gjilan

Një aksident i rëndë sapo ka nodhur në rrugën “Idriz Seferi”, drejtimi Gjilan-Ferizaj, në pjesën brenda qytetit, ku një veturë me tabela të huaja ka goditur një shtyllë.

Rrethanat e aksidentit nuk dihen ende, por në pamjet që ka siguruar Mediafokus nga vendi i ngjarjes, shihet se automjeti eshte dëmtuar bukur shumë në pjesën e përparme.

Policia ka dalë në vendngjarje dhe po merret me rastin./Mediafokus.