Aksident i rëndë në Sojevë të Ferizajt, dyshohet për të lënduar
Numri i madh i aksidenteve në trafik po vazhdon të jetë shqetësues. Çdo ditë raportohet për aksidente të shumta në komunikacion dhe në të shumtën e rasteve shkaktohen si pasojë e pakujdesisë së shoferëve gjatë vozitjes, duke rrezikuar kështu jetën e tyre dhe të pjesëmarrësve tjerë në trafik, raporton Gazeta Sinjali.
Edhe pak më parë ka ndodhur një aksident i rëndë trafiku në fshatin Sojevë të Ferizajt, përkatësisht afër ‘Bondsteelit’.
Nga pamjet që ka siguruar Sinjali, shihet se dy makina janë aksidentuar rëndë, ku nga sinjalizuesit në vendin e ngjarjes mësohet se ka edhe të lënduar.
Në vendin e ngjarjes ka dalë ambulanca dhe Policia të cilët po merren me rrethanat e aksidentit.

