Aksident i rëndë, një person bie me veturë në lumin Ibër dhe vdes
Në rrugën nacionale Leposaviq-Mitrovicë ka ndodhur një aksident trafiku në të cilën është përfshirë një veturë, e cila derisa ishte në lëvizje (drejtuesi i panjohur).
Dyshohet se për shkak të mospërshtatjes së shpejtësisë dhe kushteve atmosferike-mjegullës, drejtuesi ka humbur kontrollin dhe ka përfunduar në lumin Ibër.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore dhe zjarrfikësit, në kërkim të drejtuesit dhe veturës të cilët gjatë natës nuk kanë arritur ta gjejnë.
Kërkimi ka vazhduar në orët e hershme të mëngjesit, ku është gjetur dhe nxjerrë automjeti së bashku me vozitësin i cili ishte pa shenja jete.
Lidhur me rastin është informuar edhe prokurori kompetent për të vazhduar me procedurat e mëtejme.

