Aksident i rëndë, rrokulliset vetura (Video)

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur para pak minutash në magjistralen Podujevë-Prishtinë, konkretisht në fshatin Lupç.

Sipas pamjeve që ka siguruar Llapi.info, shihet se nga ky aksident një veturë është rrokullisur, duke përfunduar matanë rrugës kryesore.

Përvec dëmeve materiale, ende nuk dihet nëse ka të lënduar si pasojë e këtij vetë-aksidenti, derisa Llapi.info është në pritje të informacioneve më të detajuara nga Policia e Kosovës.