Aksident i rëndë rrugor, humbin jetën 5 persona
Pesë persona kanë humbur jetën si pasojë e një aksidenti të ndodhur në rrugën nacionale Gjirokastër-Sarandë, në vendin e quajtur Muzinë.
Burimet nga policia thanë se mjeti tip “Land Rover” me drejtues shtetasen R.Ç është përplasur me mjetin tip furgon me drejtues shtetasin B.P, ku si pasojë e përplasjes mjeti tip furgon ka dal nga rruga dhe ka përfunduar disa metra poshtë rrugës.
Për pasojë kanë humbur jetën 5 persona, të cilët ndodheshin në mjetin tip furgon, raportojnë mediat shqiptare
Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.
Sipas policisë, aksidenti ka ndodhur rreth orës 15:30, në rugën nacionale Gjirokastër-Sarandë, në vendin e quajtur Muzinë, ku mjeti tip “Land Rover” me drejtuese shtetasen R. Ç. është përplasur me mjetin tip furgon me drejtues shtetasin B. P., dhe si pasojë e përplasjes mjeti tip furgon ka dal nga rruga dhe ka përfunduar disa metra poshtë rrugës./Mediafokus

