Aksident i rëndë te Konviktet, 6 të lënduar

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur mëngjesin e sotëm te Konviktet e Studentëve ku janë lënduar gjashtë persona.

Lajmin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar Policia, e cila ka njoftuar se në aksident janë përfshirë dy vetura.

“Në këtë aksident kanë qenë të përfshira dy automjete në lëvizje”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Njoftimi i plotë i Policisë:

Sot rreth orës 09:00 kemi pranuar informatën se në udhëkryqin afër konvikteve në Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku.

Në këtë aksident kanë qenë të përfshira, dy automjete të cilat kanë qenë në lëvizje.

Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar gjashtë persona. Me rastin po merret hetuesia nga njësiti i trafikut rrugor.