Aksident i rëndë trafiku në rrugën Gjilan-Kamenicë, humb jetën 33-vjeçari
Një aksident trafiku ka ndodhur mëngjesin e sotëm në rrugën Gjilan-Kamenicë, ku për pasojë një 33-vjeçar ka vdekur.
“Ju njoftojmë se sot më 21.10.2024 rreth ores 06:40 është raportuar për një aksident trafiku me lëndime në rrugën e Kamenicës, afër pompës së karburanteve ”Hib Petrolit”. Njesia e Trafikut Rajonal dhe Ndihma e parë menjëherë kanë dalë në vend të ngjarjes. Edhe për kundër ndihmës së ofruar nga ekipi i Qendrës Emergjente jemi njoftuar se rreth orës 07:38 vozitësi i veturës i moshës, rreth 33 vjeçar ka ndërruar jetë. Drejtuesi i kamionetës dhe një pasagjer, sipas mjekut janë jashtë rrezikut për jetë. Prokurori i shtetit është njoftuar për rastin dhe i njëjti ka dalë në vendin e ngjarjes. Policia e Kosovës, njësitet e trafikut rajonal janë duke i hetuar rrethanat se si ka ardh deri te ky aksident i rëndë.”

