Aksident i rëndë trafiku, plagosen dy fëmijë

Burime zyrtare nga policia e Fierit pohojnë se janë përplasur dy automjete dhe për pasojë janë plagosur dy fëmijë, të cilët po transportohen  në urgjencën e spitalit të Fierit për t’iu dhënë ndihma e parë mjekësore.

Në vendngjarje kanë shkuar forca të policisë rrugore dhe ekspertët  për të zbardhur rrethanat e këtij aksidenti. /A2CNN