Aksident komunikacioni në Gjilan, lëndohen dy persona

Policia njofton se mbrëmë pas mesnate ka ndodhur një aksident trafiku në mes të dy veturave me targa vendore me drejtues meshkuj kosovarë, ku si pasojë e aksidentit përveç dëmeve materiale, lëndime trupore kanë pësuar dy drejtuesit e veturave.

Pas trajtimit mjekësor njëri nga të lënduarit është liruar ndërsa tjetri është duke vazhduar trajtimin mjekësor, thuhet në njoftimin e policisë.