Aksident me 5 të lënduar, mes tyre 2 të mitur
Pesë persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e një aksidenti të ndodhur në rrugën Qafë Thanë-Pogradec. Sipas policisë një automjet ka dalë nga rruga dhe janë plagosur shoferi dhe 4 pasagjerë, mes tyre 2 të mitur.
Aksidenti ndodhi rreth orës 01:45, në aksin rrugor Qafë Thanë-Pogradec, pranë fshatit Hudënisht, njofton panorama.al
“Shtetasi M. B., duke drejtuar automjetin tip “Volkswagen”, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit dhe ka dalë nga rruga.
Për pasojë janë dëmtuar drejtuesi i automjetit dhe 4 pasagjerë konkretisht dy shtetaset E. S; M. S., dhe dy të mitur, të cilët aktualisht ndodhen në spitalin e Korçës, të gjithë jashtë rrezikut për jetën”, thotë policia.

