Aksident mes dy veturave në Gjilan, lëndohen dy persona
Policia ka njoftuar se dje në Gjilan ka ndodhur një aksident në mes të dy veturave, ku për pasojë, dy persona kanë mbetur të lënduar.
Njoftimi i plotë i policisë:
AKSIDENT TRAFIKU ME LËNDIME
Sadovinë e Jerlive, Gjilan, 03.06.2023 – 17:45. Ka ndodhë një aksident trafiku në mes të dy automjeteve me ngasës meshkuj kosovar. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar dy persona të cilët pas marrjes së tretmanit mjekësor janë liruar.

