Aksident mes tri veturave në Prishtinë, njëra përfundon në bodrumin e një objekti

Para pak minutash ka ndodhur një aksident i rëndë trafiku në Prishtinë, konkretisht në rrugën, “Gazmed Zajmi”, raporton Sinjali.

Nga pamjet që ka siguruar Sinjali, shihet se në aksident janë përfshirë tri vetura, ku njëra ka përfunduar në bodrumin e një objekti.

Ne vendin e ngjarjes ndodhet edhe njësiti i trafikut, si dhe zjarrfikësit.

Për të lënduar ende nuk dihet, ndërkaq Sinjali do t’iu mbajë të informuar për çdo risi nga ky rast.