Aksident në Bishqem, 4 të lënduar

Një aksident i trefishtë ka ndodhur pasditen e sotme në aksin rrugor Elbasan-Peqin, në afërsi të fshatit Bishqem, ku si pasojë e përplasjes janë plagosur 4 persona, 2 pasagjerë dhe dy drejtues të mjeteve.

Njoftimi i Policisë:

Më datë 06.09.2021, rreth orës 15:30, në aksin rrugor Elbasan-Peqin, në fshatin Bishqem, Peqin, mjeti tip “Benz” me drejtues shtetasin R.M., rreth 30 vjeç, banues në fshatin Shtëpanjë, Cërrik është përplasur me mjetin tip “Benz” me drejtues shtetasin I.V., rreth 40 vjeç, banues në Fier, dhe me mjetin tip ”Foristrad” me drejtues shtetasin A.T., 57 vjeç, banues në Shkup, Maqedonia e Veriut.

Si pasojë e aksidentit janë plagosur dy pasagjerët e mjetit tip “Foristrad” dhe dy drejtuesit e mjeteve tip “Benz” dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën. (foto arkiv)