Aksident në Dobërçan, vetura godet biçiklistin
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se dje në Dobërçan të Gjilanit ka ndodhur një aksident trafiku në mes të një veture me targa vendore që drejtohej nga i dyshuari mashkull kosovar dhe një biçiklete që drejtohej nga viktima mashkull kosovar.
“Si pasojë e aksidentit viktima ka pësuar lëndime trupore dhe i njëjti ka pranuar tretman mjekësor”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.

