Aksident në Ferizaj-Kaçanik, 8 të lënduar
Tetë persona kanë mbetur të lënduar nga një aksident që ka ndodhur mbrëmë rreth orës 22:00 në rrugën magjistrale Ferizaj-Kaçanik.
Të lënduarit janë dërguar për trajtim në QKMF-në e Kaçanikut, ndërsa disa janë dërguar për trajtim në spitalin e Ferizajt.
Lajmin për Gazetën Express e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës në rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli, i cili tha se në këtë aksident janë të përfshira dy vetura.
“Rreth ores 22:11 ne rrugën magjistrale Ferizaj – Kaçanik ne hyrje te autostradës ne Kaçanik ka ndodhur nje aksident trafiku në mes dy automjeteve të udhëtareve me targa vendore.
Të lënduar janë 8 persona, disa janë trajtuar në Kaçanik e disa janë përcjell më pas për Ferizaj”, tha Veseli.

