Aksident në Ferizaj: Vdes një grua dhe lëndohen dy të rinj në aksident

Sot rreth orës 12:53 ka ndodhur një aksident komunikacioni në dalje të fshatit Talinofc i Muhaxherëve në Ferizaj, ku ka humbur jetën një grua, ndërsa dy persona janë lënduar.

Sipas policisë, aksidenti dyshohet të ketë ndodhur, derisa një automjet civil i udhëtarëve Opel me targa vendore ishte duke lëvizur në rrugën lokale nga Ferizaj në drejtim të fshatit Sazli dhe posa arrin në dalje të fshatit Talinovc i Muhaxherëve, për shkak të mos përshtatjes së shpejtësisë dhe kushteve në rrugë (mot me shi) shoferi e humb kontrollin mbi automjet dhe kalon në anën e kundërt të drejtimit të lëvizjes dhe godet një shtyllë elektrike të betonit.

“Si pasojë e këtij akasidenti ka humbur jetën personi me inicialet K.G (F/K) e moshës afërsisht 36 vjeçare, që ishte pasagjere në automjet, vdekja e së cilës është konfirmuar nga mjekët e spitalit të Ferizajt në vendin e ngjarjes”, njofton policia.

“Ndërsa, lëndime trupore kanë pësuar shoferi i automjetit me inicialet A.G (M/K) i moshës 18 vjeçar dhe një pasagjer tjetër me inicialet L.G (M/K) i moshës 20 vjeçar. Të njëjtit për ndihmë mjekësore janë dërguar në Qendrën Emergjente në Ferizaj, ku dhe po trajtohen”, njofton tutje policia.